E godet me veturë, lëndohet rëndë këmbësorja

Kronikë e zezë

E godet me veturë, lëndohet rëndë këmbësorja

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 11:05

Një grua ka marrë lëndime të renda trupore si pasojë e goditjes nga makina. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Gjilanit.

Spas Policisë, raportohet për një aksident trafiku në mes të një automjeti që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe këmbësores- viktimës femër K-Shqiptare. Deri tek aksidenti ka ardhur nga moskujdesi dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili me automjetin që e drejtonte pa afat të regjistrimit dhe pa patentë shofer, e godet këmbësoren e cila ishte duke kaluar rrugën. E dyshuara ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat