Policia austriake arreston agresorin nga Kosova (Video)

Kronikë e zezë

Policia austriake arreston agresorin nga Kosova (Video)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:13

Skena dramatika janë regjistruar në natën mes të Hënës dhe të Martës në qytetin perëndimor austriak, Feldkirch, Vorarlberg. Ngjarja është regjistruar me video nga një lexues për median austriake, vol.at, përcjell Bota sot.

Në video shikohet sesi agresori kërcënohet nga policia, pasi kishte hyrë të vjedhë në një furrë buke dhe brenda pak minutash policia e arreston atë. Sipas vol.at, bëhët fjalë për një banor nga Kosova, i cili jetonte ilegalisht në Vorarlberg.

Policia është duke punuar për zbardhjen e disa rasteve të ngjashme të vjedhjeve të furrave të bukës në Voralberg, që kanë ndodhur para pak ditësh, se mos vallë është i përfshirë personi në fjalë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat