​Rrahu për vdekje pedofilin gjerman se i fotografoi fëmijët, milioneri do t’i shpëtojë burgut (Foto)

Kronikë e zezë

​Rrahu për vdekje pedofilin gjerman se i fotografoi fëmijët, milioneri do t’i shpëtojë burgut (Foto)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 21:03

Një agjent pasurish të patundshme nga Britania që rrahu për vdekje një gjerman të dyshuar si pedofil pasi nxori në foto fëmijët e tij, do të mund t’i shpëtojë burgut.

39 vjeçarit Devinder Kainth iu dha një dënim me 6 muaj burg pasi pranoi vrasjen nga pakujdesia të gjermanit Sandro Rottman në një restorant në resortin spanjoll të pushimeve, Sotogrande.

Rottman, 43, kishte disa kohë që po hetohej nga policia pasi në kompjuterin e tij u gjetën imazhe fëmijësh të abuzuar seksualisht.

Kainth qëndroi në burg për 6 muaj, pasi prokurorët e shtetit ranë dakord për një marrëveshje me avokatin e tij.

Por dënimi i babait të tre fëmijëve ka gjasa të pezullohet pasi në Spanjë të burgosuri që marrin dënim më pak se dy vjet nuk janë të detyruar ta kalojnë kohë në burg.

I alkoolizuari Rottman, i dyshuar pedofil, njihej se pinte deri në tre shishe vodka në ditë. Ai vdiq në spital pasi u sulmua nga Kainth në restorant rreth orës 10 të darkës së 7 shkurtit.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat