Masakrimi i 82 vjeçarit në Fier: Kjo femër ishte “molla e sherrit”

Kronikë e zezë

Masakrimi i 82 vjeçarit në Fier: Kjo femër ishte “molla e sherrit”

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 18:50

Një 82 vjeçar u gjet i masakruar në koshin e plehrave 4 ditë më parë. Për këtë ngjarje është akuzuar fqinji i tij i cili mbahet në burg prej dy ditësh. Dyshimet e policisë janë se 37 vjeçari ka vrarë të moshuarin se i ngacmonte nënën. Është kjo grua në foto, 70 vjeç nëna e autorit të dyshuar.

Por çfarë thotë vetë ajo për 82-vjeçarin Noke Likometaj dhe arrestimin e të birit?

Roza Krasniqi nuk e pranon që i biri të ketë kryer krimin, duke theksuar se asnjëherë nuk është diskutuar në familjen e tyre për shqetësimet që kishte shkaktuar 82-vjeçari Noke Likometaj. “Erdhën e ma morën mbrëmë në shtëpi. Nuk e dimë si e pse erdhën, por e morën dhe s’na dhanë asnjë shpjegim. I thanë do të merrnin në pyetje dhe kaq. Ne na ka rënë kjo gjë si bombë. Jam e bindur që djali im është i pafaj, nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë”.

E pyetur nëse i moshuari Likometaj e kishte ngacmuar ndonjëherë, ajo thotë: “Para ca kohësh ky i moshuar më kishte hedhur ca llafe në rrugë, aty ku unë shisja banane. Më ngacmonte me fjalë rrugës kur kalonte dhe unë i thashë djalit ‘ore, thuaj atij të mos më hedhë llafe rrugës, se jam plakë e më vjen turp’. Djali nuk reagoi dhe as e mori seriozisht atë që i thashë unë. Ishte një muhabet për t’u thënë, nuk u mor kurrë seriozisht.

Me sa di unë djali nuk e takoi asnjëherë atë sepse nuk kishte ndonjë arsye. Në fakt, ai mua më ngacmoi me fjalë jo të turpshme. Thjesht hidhte llafe si pa lidhje, ishin më shumë si shaka pa vlerë nga ana e tij dhe mua nuk më pëlqenin. Mendoj se ky muhabet u hap aty ku ne shisnim dhe me sa duket ata të policisë u kapën te kjo pikë, duke akuzuar djalin kot. Prandaj kërkoj nga shteti të më lërë të lirë djalin se nuk ka gisht në vrasjen e të moshuarit. Të hetojnë ndonjë konflikt tjetër se me ne nuk ka lidhje kjo vrasje”.

Nga hetimet paraprake të policisë është konstatuar se viktima Noke Likometaj shqetësonte shpesh njerëzit rrugës, kryesisht femrat duke u drejtuar me fjalë të turpshme ose fyese.

Trupi i pajetë i të moshuarit 82-vjeçar, Noke Likometaj, u gjet pasditen e të dielës në një kosh plehrash në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit. Ai ishte qëlluar me sende të forta dhe ishte prerë me thikë në qafë./Gazeta Shqip/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat