Arrestohet siriani me dokumente fallse

Kronikë e zezë

Arrestohet siriani me dokumente fallse

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 11:31

Policia Kufitare në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë arrestoi një shtetas sirian për “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. Policia bën të ditur se i arrestuari është Muhammed Aldughll , 57 vjeç, lindur në Damask Siri dhe banues në Lagja Ruknudin Damask-Siri, me shtetësi Siriane.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se, më datë 24.11.2015, ky shtetas ka ardhur për në Shqipëri si pasagjer i zakonshëm dhe ka udhëtuar me linjë ajrore ku si dokumenta udhëtimi ka paraqitur një pasaportë të Guatemalës me foton e tij, por me gjeneralitete dhe datëlindje në emër të një shtetasi tjetër sirian, E.P.

“Nga ekzaminimi paraprak në Laboratorin e ekzaminimit të dokumentave në Aeroportin e Rinasit dyshohet të jetë e falsifikur.

Më pas gjatë kontrollit në vijën e dytë i është gjetur në bagazhet e tij një Kartë identiteti familjare dhe një kartë identiteti personale siriane me gjeneralitete Muhammed Aldughll i dtl. 12.05.1958 dhe një pasaporte turke me gjeneralitete Muhammed Aldughll i dtl. 12.05.1958 dhe në brendësi të pasaportës kishte një Vizë angleze , e vlefshme nga data 07.09.2015- 06.12.2015 e cila pas ekzaminimit të tyre dyshohet se pasaporta turke dhe viza angleze mund të jenë të fallsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat