Hyri për të vjedhur, vritet Valentin Frrokaj. I dënuari për jetë ishte në arrati

Kronikë e zezë

Hyri për të vjedhur, vritet Valentin Frrokaj. I dënuari për jetë ishte në arrati

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 11:30

Valentin Frrokaj, i dënuari me burg përjetë në Italia është vrarë mbrëmjen e djeshme (24 nëntor), teksa ka hyrë në banesën e një tregtari bizhuterish. Ngjarja ka ndodhur në komunën Lucino di Rodano në provincën e Milanos.

37-vjecari shqiptar është vrarë me armë zjarri në brendësi të një vile ndërsa kishte hyrë për të grabitur. Vrasja është kryer nga pronari i banesës, italiani Rudolfo Corazzo, tregtar bizhuterish.

Sipas rrëfimit të italianit, në orën 21:00 të mbrëmjes së 24 nëntorit, teksa ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij, në oborrin e vilës sulmohet dhunshëm nga tre persona, të cilët i kërkojnë të hap derën e të fik telekamerat. Në brendësi të banesës gjëndeshin bashkëshortja e tij e vajza 10 vjecare.

Sapo hyjnë në shtëpi tregtari italian, i cili lëviz përherë i armatosur, reagon duke qëlluar i pari me armë në ajër. Pas përgjigjes po me armë nga ana e njërit prej hajdutëve, Rudolfo Corazo rrëfen se ai ka qëlluar për t’u mbrojtur kundër njërit prej tyre e ku mbetet viktimë shqiptari 37 vjecar Valentin Frrokaj
Dy hajdutët e tjerë largohen me shpejtësi nga vendngjarja.

Mëngjesin e sotëm policia italaine ka mundur të zbardhë identitetin e shqiptarit. Valentin Frrokaj është një person mjaft i njohur nga forcat italiane të rendit. Ai ishte shpallur në kërkim pasi më 7 maj të vitit 2014 ishte arratisur nga burgu Pagliarelli i Palermos ku vuante dënimin me burg të përjetshëm pasi kishte vrarë një bashkëkombas shqiptar më 23 korrik të vitit 2007 në qytetin e Breshias.

Ai kishte tentuar të arratisej dhe herë tjetër nga burgu fillimisht më vitin 2013 ku vuante dënimin në burgun e Parmës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat