Kapen dy persona duke falsifikuar detergjent

Kronikë e zezë

Kapen dy persona duke falsifikuar detergjent

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:22

Dy persona janë arrestuar, pasi kryenin një aktivitet të paligjshëm duke falsifikuar detergjent. Policia thotë se ka arrestuar Vangjel Spiro 46 vjeç dhe Blerim Abazaj 44 vjeç. Këta shtetas u kapën me 200 kg detergjente në grazhin e një pallati duke e amballazhuar me logon e Ariel.

“Arrestimi i këtyre personave u bë pasi nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar ne Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë disponoheshin informacione dhe te dhena në lidhje me veprimtarinë e kundraligjshme të këtyre personave në fushën e prodhimit të detergjenteve të falsifikuar. Mbi bazën e këtyre informacioneve nga ana e Policisë më datë 24.11.2015 është organizuar puna dhe këta shtetas jane kapur ne flagrancë në garazhin e një pallati duke ambalazhuar detergjente të falsifikuar me logon “ARIEL” dhe me pas i tregtonin këto detergjente si origjinale”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Policisë janë sekuetstruar në cilësinë e provës materiale këto produkte dhe sende , tre fuçi 200 kg me detergjente, një sai detergjenti të ambalazhuar , një peshore elektronike, si edhe disa paisje për amballazhimin e produkteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të ‘’Shkelja e të Drejtës së Pronësisë Industriale”, “Fshehja e të Ardhurave” , “Falsifikim i Vulave, Stampave ose i Formulareve dhe Prodhim i Kundraligjshem i Artikujve dhe Mallrave Industrial dhe Ushqimor’’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat