Publikohen pamjet kur 17 vjeçari qëllohet 16 herë - për 13 sekonda (Video+18)

Kronikë e zezë

Publikohen pamjet kur 17 vjeçari qëllohet 16 herë - për 13 sekonda (Video+18)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 09:54

Momenti tmerrues kur një polic me ngjyrë të bardhë gjuan për vdekje me 16 të shtëna një djalë më ngjyrë, tashmë është bërë publike.

Laquan McDonal, 17 vjeçar shihet që po mbante një thikë të vogël teksa po tentonte të ikte nga policia që po e ndiqnin atë, shkruan Dailymail.

Zyrtari policor Jason Van Dyke gjuan më armë, dhe vazhdon ta gjuajë atë edhe pse 17 vjeçari gjendet i shtrirë në tokë.

Mc Donald u gjuajt 16 herë për vetëm 13 sekonda, ani pse gjendej pa vetëdije në tokë.

Van Dyke është polici i parë nga Chikago që akuzohet për vrasje përderisa ishte në detyrë.

Si rrjedhojë e kësaj, në Chikago kanë filluar protesta për të marshuar në mënyrë paqësore në gjithë qytetin, pas publikimit të videos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat