Aksidentohen dy autobusë në Shkup: Dhjetëra të plagosur

Kronikë e zezë

Aksidentohen dy autobusë në Shkup: Dhjetëra të plagosur

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 09:39

Sot në mëngjes, e Mërkurë, ka ndodhur një aksident rrugor tek QT "Tri biseri" ku sipas informacionve paraprake janë lënduar dhjetëra persona.

Ministria e Punëve të Brendshme konformoi se në orën tetë është paraqitur aksident rrugor i cili ndodhi në bulevardin "Jane Sandanski" përballë QT "Tre biseri". Janë përplasur autobusi me numër tre i Ndërmarrjes Publike të Qarkullimit dhe autobusi privat me numrin 23, që kanë lëvizur nga qendra për në Aerodrom.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë për në spital me urgjencë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat