Eksploziv makinës së drejtorit të spitalit në Pukë

Kronikë e zezë

Eksploziv makinës së drejtorit të spitalit në Pukë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 23:44

Një eksploziv në automjet iu vendos sot drejtorit të spitalit në Pukë Enver Sulejmani. Ngjarja është shënuar në orët e vona të mbrëmjes dhe sipas informacioneve të para mësohet se, automjeti ndodhej në garazh kur ka ndodhur shpërthimi.

Nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Kjo pasi në momentin e shpërthimit mjeti ishte i parkuar në garazh dhe në të nuk kishte njeri.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ende nuk dihen arsyet e këtij atentati. Policia po punon për zbardhjen e konflikteve të mundshme që Sulejmani mund të ketë patur me persona të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat