Alarm i rrejshëm për bombë në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Alarm i rrejshëm për bombë në Fushë Kosovë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 22:39

Policia e Kosovës ka demantuar informacionet se në Fushë Kosovë ka pasur dyshime për mjet shpërthyes.
Policia e Kosovës, njofton se rasti kishte të bënte me një alarm të veturës dhe se nuk ka vend për shqetësim.

“Policia ka pranuar informatën se në rrugën "Dradania"- te Babia Comerc- Fushë Kosovë në një veturë me targa vendore, dyshohet se është vendosur një mjet i dyshuar. Rastit i janë përgjigjur njësitë reaguese policore të cilët kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme. Kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes si dhe kanë evakuuar banorët të cilët ndodhen në atë pjesë. Këto veprime policore janë ndërmarr për sigurinë e qytetarëve, ndërsa për verifikim të dyshimit të shfaqur lidhur me mjetin në veturën në fjalë janë ftuar njësitet relevante për verifikim”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për mediat vendore.

“Pas verifikimit është konstatuar se nuk kemi të bëjmë me asnjë mjet të rrezikshëm, por me një alarm të veturës dhe se nuk ka vend për panik apo shqetësim”, thotë më tutje Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat