Droga në Bari, arrestohen pesë doganierë dhe policë

Kronikë e zezë

Droga në Bari, arrestohen pesë doganierë dhe policë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:33

Prokuroria e ka çuar në shtatë numrin e personave të akuzuar për shpërdorim detyre për trafikimin e 1.650 kilogramë marijuanë nga Porti i Durrësit në Bari.

Sot janë vënë në pranga pesë persona të tjerë: Leonard Gremi, doganier, Ilir Shtama, doganier i skanerit, Redi Demiri, doganier i kontrolli fizik, Fitim Demollari, polic në port si dhe shtetasi Artur Habibi polic në port.

Ata dyshohen se, me mosveprimet e tyre kanë krijuar mundësitë e trafikimit të lëndës narkotike. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar gjatë kësaj të marte nga ana e Policisë së Shtetit.

Pak ditë më parë, Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 2 punonjësit e ‘Rapiscan’ në portin e Durrësit, Fatjon Trezhnjeva, 28 vjeç dhe Edmond Hysko, 42 vjeç, përkatësisht me detyra operator i skanimit/analizës dhe supervizor i turnit.

Dy të arrestuarit akuzohen se nuk kanë sinjalizuar autoritetet policore në portin e Durrësit për praninë e dy lloje ngarkesash në kamionin ku u gjetën 1460 qese me marijuanë.

Sasia prej 1650 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë u kap në portin e Barit pasi kishte arritur t’i shpëtonte kontrollit në portin e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat