​Shkatërrohet banda kriminale e drogës, arrestohen 4 shqiptarë, 2 vëllezër

Kronikë e zezë

​Shkatërrohet banda kriminale e drogës, arrestohen 4 shqiptarë, 2 vëllezër

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 16:37

Operacioni Samba i policisë italiane në provincën e San Benedetto del Tronto ka çuar sot në arrestimin e 4 nënshtetasve shqiptarë, anëtarë të një bande kriminale me aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike.

Nën pranga kanë përfunduar dy vëllezërit Rigent Xhixha 25 vjeç, Arlind Xhixha 28 vjeç, Roland Lusha 38 vjeç e Përparim Meleqi, 43 vjeç. Në kërkim është një tjetër nënshtetas shqiptar i konsideruar si korrieri i drogës së kësaj bande.

Dy vëllezërit Xhixha e trafikonin lëndën narkotike në territorin e Rivierës Adriatike, pasi e kishin blerë me shumicë nga shqiptari Roland Lusha, i cili qe furnizuesi i tyre kryesor.

Ndërsa Përparim Meleqi ishte njeriu i besuar i Lushës.

Hetimet e policisë italiane kanë konfirmuar se dy vëllezërit Xhixha merreshin dhe me aktivitetin ilegal të shfrytëzimit të prostitucionit, duke përdorur disa nënshtetase shqiptare të mbërritura në Itali enkas për këtë qëllim.

Të katër shqiptarët e arrestuar janë rezidentë prej disa vitesh në territorin italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat