29-vjeçarja sajoi grabitjen te BSH

Kronikë e zezë

29-vjeçarja sajoi grabitjen te BSH

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 15:58

(E plotësuar)- Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen e pretenduar nga një 29-vjeçare, në qendër të kryeqytetit, pranë Bankës së Shqipërisë. Nga hetimet ka rezultuar se 29-vjeçarja me inicialet J.F ka bërë deklarim të rremë.

Gjatë pasdites së sotme, ajo kishte njoftuar policinë se përpara Bankës së Shqipërisë i kanë marrë nga çanta, nën kërcënimin e një thike, 3 milionë lekë të reja.

Ndërkohë sipas policisë së kryeqytetit, e vërteta është se ajo ka bërë deklarim të rremë, pasi i kishte premtuar të atit se do merrte një kredi për ta ndihmuar në shlyerjen e një borxhi që ai kishte. Në momentin që prindërit vijnë për ta takuar dhe marrë lekët e premtuara nga e bija, ajo nuk i posedonte ato lekë dhe në tension e sipër përpara se të takohej me prindërit, me një thikë është vetë gërvishtur duke sajuar grabitjen.

Grabitësi plagos me thikë gruan, i vjedh çantën me para

Një grua me inicialet J.C. është plagosur me mjet prerës të dyshuar si thikë në qendër të Tiranës, nga një person ende i paidentifikuar i cili i grabiti gruas një sasi lekësh që kishte në çantë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15.00 në rrugën para Bankës së Shqipërisë.

Gjithçka ndodhi në pak sekonda, teksa autori i’u afrua gruas dhe i kërkoi paratë duke e kërcënuar me jetë.

Pasi hasi më rezistencën e saj, grabitësi e ka sulmuar dhe për pasojë e plagosi lehtë në dorë. Ai mundi të marë paratë që ndodheshin në çantë dhe u largua me shpejtësi.

Aktualisht Policia po kryen veprimet hetimore për zbulimin, e më pas arrestimin e autorit të krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat