Itali, arrestohen “bjondi” dhe “i thinjuri”, dy shqiptarët që trafikonin kokainë

Kronikë e zezë

Itali, arrestohen “bjondi” dhe “i thinjuri”, dy shqiptarët që trafikonin kokainë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 14:36

Policia e qytetit të Padovës ka arrestuar dy shqiptarë 39 e 40 vjec me akuzën e trafikimit të lëndës narkotike të tipit kokainë.

Dy nënshtetasit shqiptarë të njohur me nofkat “Biondi” dhe “i Thinjuri”, konsiderohen si dy trafikantë të rëndësishëm në territorin e provincës së Padovës e kryesisht në komunat e Ponte San Niccolò, Legnaro e Noventa Padovana.

Në makinën e përdorur për trafikimin e lëndës narkotike, policia italiane ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine të cilësisë së lartë.

Nën pranga kanë përfunduar dhe një persona i tretë, si shitës së dozave të lëndës narkotike, furnizuar nga shqiptarët.

Në banesën e shqiptarëve janë gjetur dhe disa mijëra euro e materiale për përgatitjen e konfeksionimin e kokainës.

Hetimet e policisë vazhdojnë ende mbi zbardhjen e aktivitetit të trafikimit. Për momentin nuk bëhen të ditur as identiteti i tyre e sasai e lëndës narkotike të sekuestruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat