Gjendet trupi i pajetë i një 55-vjeçari

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i pajetë i një 55-vjeçari

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 12:56

Gjendet një trup i pajetë në aksin Lezhë-Shëngjin. Viktima është gjetur në një kanal në anë të rrugës. Sipas policisë së Lezhës, viktima është 55 vjeç dhe u gjet bashkë me një karrige invalidi, që besohet se i përket atij.

Nga hetimet e para, rezulton se 55-vjeçari mund të ketë pësuar atak kardiak. Ai nuk ka shenja dhune dhe nuk dihet identiteti i tij.

Trupi i pajetë i tij u zbulua nga kalimtarët e rastit rreth mesditës së sotme, të cilët njoftuan më pas policinë. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së invalidit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat