Vrasja e 82-vjeçarit në Fier ngacmonte nënën e autorit

Kronikë e zezë

Vrasja e 82-vjeçarit në Fier ngacmonte nënën e autorit

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 23:15

Një ditë pas vrasjes së 82-vjeçarit Novruz Likometaj, i cili u gjet i hedhur në një kazan plehrash në Fier, policia ka arrestuar një 37-vjeçar i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Likometajt. I ndaluari është Skënder Krasniqi, ndërsa sipas policisë e cila nuk pranon të japë detaje për arsye hetimore, vrasja është kryer për motive të dobëta.

Ndërkohë, burime nga grupi hetimor thanë për Shqiptarja.com se i moshuari ngacmonte nënën e 37-vjeçarit të arrestuar si i dyshuar për vrasjen e tij. Madje 82-vjeçari kishte nxjerrë edhe një njoftim në gazetë ku kërkonte grua që të martohej. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se Likometaj, u kërkonte grave në lagje që t'i pastronin shtëpinë në këmbim të lekëve.

Policia: Likometaj është vrarë me paramendim

Më herët policia tha se 82-vjeçari Novruz Likometaj, kreu i Sindikatës së Transportit në Fier është vrarë me paramendim. Likometaj u gjet i pajetë pasditen e së dielës i mbështjellë me çarçaf të bardhë në një kosh mbeturinash rreth 300 metra larg shtëpisë së tij. Sipas policisë, Likometaj është qëlluar në trup me sende të forta dhe mjete të mprehta, çka i kanë shkaktuar atij vdekjen.
Autorët, pasi e kanë vrarë 82-vjeçarin kanë mbështjellë me çarçaf dhe e kanë hedhur në koshin e plehrave duke menduat se do t'ja hidhnin paq pasi makina e bashkisë të mblidhte në mbrëmje mbeturinat, dhe bashkë me to do zhdukej pa gjurmë edhe i moshuari. Por blutë e qytetit të Fierit u njoftuan nga dy qytetarë të cilët evidentuan kufomën ndërsa mblidhnin kanaçe në koshin e mbeturinave në lagjen "8 Shkurti".

Novruz Likometaj ishte prej vitesh kryetar i Sindikatës së Transportit, ndërsa fëmijët e të moshuarit drejtojnë agjencinë e udhëtimit "Likometaj-Travel" për shërbimet Shqipëri-Greqi.
Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat