Lushnje, Asgjesohen 12.470 rrënjë kanabis e kultivuar në sera, 6 në pranga

Kronikë e zezë

Lushnje, Asgjesohen 12.470 rrënjë kanabis e kultivuar në sera, 6 në pranga

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 20:31

(E plootësuar)- Gjashtë persona janë arrestuar ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Lushnjes gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Kadie”, ku u sekuestruan 12.470 rrënjë kanabis.

Gjashtë persona janë arrestuar ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Lushnjes gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Kadie”, ku u sekuestruan 12.470 rrënjë kanabis.

Janë arrestuar:
-Ferdinand Kadillari.
-Xhuliano Kadillari.
-Mimoza Kadillari.
-Zenel Arapi.
-Hajdar Arapi.
-Alban Arap.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Kristaq Kadillari .

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar në 4 sera,pronë e tyre me rreth 12.470 rrënjë kanabis.

Policia ka kryer veprimet proçeduriale dhe po vazhdon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkaq lënda narkotike u asgjesua përmes djegies.

Lushnjë, zbulohen 6 dynym me kanabis e mbjellë në një serë, në pranga 2 persona

Policia e Lushnjës ka zbuluar sot në Lushnjë 6 dynym të mbjellë me bimë narkotike të llojit kanabis sativa dhe arrestoi dy persona për kultivimin e saj.

Lënda narkotike është zbuluar në fshatin Kadiaj, e mbjellë në sera. Bimët narkotike kishin një lartësi nga 40-60 cm, ishin në prag të vjeljes dhe teknologjia që zbatohej për rritjen e tyre nga kultivuesit ishte e njëjtë me kulturën e domates, pasi ujitja kryhej me pika.

Serat në të cilat kultivoheshin bimët narkotike, ishin fare pranë rrugës dhe në brendësi të fshatit.

Në përfundim të operacionit antidrogë policia asgjësoi përmes djegies 12 mijë rrënjë hashash.

Policia ka arrestuar shtetasit A.A dhe G.K lidhur me këtë ngjarje…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat