Shiste drutë e bllokuara, pranga drejtorit të Pyjores në Durrës

Kronikë e zezë

Shiste drutë e bllokuara, pranga drejtorit të Pyjores në Durrës

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 16:45

Arrestohet në Durrës Drejtori Rajonal i Policisë Pyjore, Artur Baku 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu në pranga ka rënë Lirim Ndregjoni, 24 vjeç, banues në Luz të Fushë Krujës. Shtetasi i mësipërm, u kap duke drejtuar mjetin tip Furgon me targa KR 6809 A të cilën e kishte ngarkuar me lëndë drusore, pa dokumente përkatëse, duke i shkarkuar në picerinë e tij.

Shtetasi i mësipërm, ka deklaruar që lëndën drusore e kishte marrë në pikën e bllokimit të pyjores në lagjen” Grumbullimi”, Fushë Krujë me lejen e shtetasit Artur Baku. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi Artur Baku, pasi bllokonte lëndët drusore në pikën e bllokimit në vendin e quajtur lagja”Grumbullimi” Fushë- Krujë ua shiste personave të ndryshëm, duke shpërdoruar detyrën, pasi nuk dispononte licencë apo kasë fiskale për shitjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shpërdorimi i detyrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat