Rryma elektrike ia djegë lokalin ushqimor

Kronikë e zezë

Rryma elektrike ia djegë lokalin ushqimor

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 11:35

Një lokal ushqimor në fshatin Stanovc i Epërm të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri. Njësiti i zjarrfikësve kishte arritur në vendngjarje, si pasojë e zjarrit lokali ishte djegur në tërësi dhe vlera e dëmeve është e konsiderueshme.

Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë rryma elektrike. Nuk raportohet për të lënduar.

Nga zjarri është përfshirë edhe një shtëpi në fshatin Terrnje të Suharekës. Njësiti i zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat