I moshuari i gjetur në koshin e plehrave në Fier, është vrarë

Kronikë e zezë

I moshuari i gjetur në koshin e plehrave në Fier, është vrarë

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 10:30

Foto arkiv
Dalin detaje të reja lidhur me vdekjen e një të moshuari në Fier, i cili u gjet i vdekur i mbështjellë me një çarçaf i hedhur në një kosh plehrash.

Noke Likometaj 82 vjeç, me banim në lagjen “8 Shkurti”, u gjet i mbështjellë me një çarçaf të bardhë pasditen e djeshme jo shumë larg banesës së tij.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se nga këqyrja e jashtme e kufomës rezulton se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara në trup nga sende të forta dhe mjete të forta të mprehta në trup dhe kokë.

Për të zbardhur autorin e vrasjes, nga ana e uniformave blu janë shoqëruar disa persona, pasi dyshohet se vrasja ka qenë me paramendim dhe se hedhja e kufomës është bërë për të humbur gjurmët.

Ndërkohë po merren në pyetje edhe familjarët, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.

I moshuari është identifikuar si babai i pronarit të një agjencie udhëtimi dhe ish-kreu i Shoqatës së Transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat