Gjykata e lë në burg shtatzënën 6 muajshe, ishte përdoruese e drogës

Kronikë e zezë

Gjykata e lë në burg shtatzënën 6 muajshe, ishte përdoruese e drogës

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 17:50

Sonila Dinoshi u kap së bashku me 24 veta të tjerë si pjesë e një grupi që shpërndante drogë në Tiranë. Sot ajo doli para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit.
31 vjeçarja tha se ishte shtatzënë prej 6 muajsh dhe kërkoi një masë dënimi më të lehtë se të arrestuarit e tjerë.

Ajo i tha trupit gjykues se pavarësisht se ishte shtatzënë, përdorte drogë rregullisht ndaj dhe kjo dobësi e saj, duhej të merrej parasysh në gjykim.
Akuza për Sonila Dinoshin është se ajo ka qenë pjesë e rrjetit të drogës dhe se merrej me shitjen e dozave të heroinës apo kokainës në zonën e ish Bllokut në Tiranë.

Pavarësisht gjendjes së të pandehurës, prokurori kërkoi burg. Fakti që ajo ishte përdoruese droge, sipas organit të akuzës ishte një arsye më shumë që Sonila Dinoshi duhej të qëndronte e izoluar në qeli. Nëse ajo nuk apelon vendimin, duket se edhe lindja e fëmijës dhe më pas rritja e saj do të mbahet në kushte të pazakonta. Kjo nuk është hera e parë që Sonila Dinoshi arrestohet për shpërndarje të narkotikëve.

Në një intervistë të dhënë disa vite më parë, ajo ka treguar se u përfshi në shitjen e drogës, për të ndihmuar nënën e sëmurë. Sonila Dinoshi ka edhe një djale tjetër dhe është e divorcuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat