Deçan – I hedhin granatë në oborr, i dëmtojnë makinën

Kronikë e zezë

Deçan – I hedhin granatë në oborr, i dëmtojnë makinën

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 17:36

Një ankues në Deçan ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij, njoftoi policia. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në veturën e ankuesit e cila ishte e parkuar në oborr.

Në vendin e ngjarjes rreth 30 m larg vendit të shpërthimit është gjetur një dorëz që dyshohet të jetë e granatës së dorës. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat