20 të arrestuar për vjedhje energjie, 18 në kërkim

Kronikë e zezë

20 të arrestuar për vjedhje energjie, 18 në kërkim

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 17:10

Policia e Shtetit ka arrestuar 20 persona dhe ka shpallur në kërkim 18 të tjerë në kuadër të operacionit kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Sipas burimeve zyrtare policore, nga data 15 deri më 22 nëntor në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 80 grupe të përbashkëta polici-OSHEE të cilat kanë kryer 3443 kontrolle. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë janë evidentuar 53 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 53 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 20 persona, janë shpallur në kërkim 18 dhe ndiqen në gjendje të lirë 12 persona.

Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 669 lidhje të abonentëve debitorë dhe 53 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 77 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat