Ndihmoi shokun të rrëmbejë të dashurën, arrestohet

Kronikë e zezë

Ndihmoi shokun të rrëmbejë të dashurën, arrestohet

Më: 14 tetor 2015 Në ora: 00:33

Një djalë i ri 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi ndihmoi shokun të rrëmbente ish-të dashurën e tij.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën “Heqja e paligjshme e lirisë”, për Amarildo Hysenbelliun, me banim në Tiranë.

Hysenbelliu në bashkëpunim me 21-vjeçarin K. Dako, kanë goditur dhe kanë marrë me forcë në makinë 20-vjeçaren, K.A., pasi Dako e ka patur të dashur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat