Ndalohet një doganier, tre të tjerë nën hetim

Kronikë e zezë

Ndalohet një doganier, tre të tjerë nën hetim

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 23:13

Një doganier është vënë në pranga dhe tre të tjerë po procedohen penalisht nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas të dhënave zyrtare në sajë të operacionit të koduar “Boti” është arrestuar 47-vjeçari Adrian Alikaj me detyrë doganier në doganën Fier, si dhe filloi procedimi penal po për shpërdorim detyre ndaj 3 doganiereve, B.N. 47vjeç, N.B. 46vjeç dhe A.S., 30vjeç, të tre punonjës të sistemit doganor.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin, në kohën që kanë qenë me shërbim në Ballësh, kanë lejuar të kalojnë 3 bote me nafte pa ju nënshtruar kontrollit doganor.

Policia ka nisur hetimet për veprime të mëtejshme, ndërsa mësohet se ndalimi i tyre u bë si rezultat i një informacioni të marrë në rrugë operative në lidhje me veprimet abuzive të kryera nga 4 punonjësit e shërbimit doganor në Fier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat