‘Aeroporti’ arreston 4 persona me 10 kg hashash, në banesë iu gjetën edhe 90 kg të tjera

Kronikë e zezë

‘Aeroporti’ arreston 4 persona me 10 kg hashash, në banesë iu gjetën edhe 90 kg të tjera

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 23:02

Policia e Tiranës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion antidrogë në periferi të kryeqytetit ku ka sekuestruar 10 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 4 persona. Sipas bluve të kryeqytetit personat e arrestuar janë : Ergys Macuku, 31 vjeç, Daniel Hida, 33 vjeç dhe Erjon Daka, 21 vjeç, që të tre banues në Tiranë, si dhe Alban Qira, 24 vjeç, banues në Borizanë.

Arrestimi i këtyre personave është bërë në kuadër të operacionit të koduar ‘Aeroporti’, gjatë momentit që udhëtonin me mjetin ‘Opel’ me targa AA334KT në afërsi të aeroportit të Rinasit.
Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative policia ka ushtruar kontroll në automjetin ku udhëtonin shtetasit e mësipërm, duke gjetur dhe sekuestruar edhe lëndën narkotike.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre policia gjeti dhe sekuestroi edhe 90 kg lëndë narkotike të të njëjtit lloj si dhe armë zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat