Fëmija 2-vjeçar gjen revolen në veturë, qëllon gjyshen e vet

Kronikë e zezë

Fëmija 2-vjeçar gjen revolen në veturë, qëllon gjyshen e vet

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 19:12

Një 2-vjeçar aksidentalisht ka qëlluar gjyshen e tij me një revole që e ka gjetur në ulësen e prapme të veturës së një familjare në Kaliforninë jugore.
Gjyshja 40-vjeçare që nuk është identifikuar për mediat, po e merr veten ngadalë pas incidentit që ka ndodhur të shtunën, shkruan Daily Mail.

Fëmija, që nuk ishte vendosur në ulësen për fëmijë në veturë, e ka gjetur revolverin “Magnum 347” në xhepin prapa ulëses së pasme.
Incidenti ka ndodhur përderisa vetura ishte në lëvizje e sipër, ndërsa pronarja e veturës e ka pranuar për mediat amerikane se ishte gabim që e kishte lënë revolen në një vend aq të pasigurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat