​Kanosë me thikë përgjegjësen e kopshtit të fëmijëve

Kronikë e zezë

​Kanosë me thikë përgjegjësen e kopshtit të fëmijëve

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 18:36

Policia në Gllogovc ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti ka shkuar në një kopsht të fëmijëve me ç’rast për arsye të panjohura e ka kanosur me një thikë në dorë punëtoren-përgjegjësen e kopshtit.

Viktima së bashku me fëmijët kanë arritur të largohen menjëherë nga kopshti. I dyshuari në shenje revolte i ka shpërthyer me thike gjashtë goma të automjeteve-njëri prej automjeteve pronë e viktimës.

Gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar ku njëri prej zyrtarëve policorë ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat