Shkodër, arrestohen 4 persona për armë dhe 13.2 kg tritol (Foto)

Kronikë e zezë

Shkodër, arrestohen 4 persona për armë dhe 13.2 kg tritol (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:33

Arrestohen në Shkodër 4 persona për armëmbajtje pa leje, municione luftarake dhe tritol. Në pranga ka rënë Pal Hila, 66 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm; 2 karikatorë me nga 30 copë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndue Kola, 71 vjeç, banues në Bushat, u arrestua sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën; një armë zjarri automatik, një krehër me dy fishekë në të, 33 copë fishekë, model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Zija Rupa, 73 vjeç dhe djali i tij, Ylber Rupa, 40 vjeç, banues në lagjen “Zogaj “, Shkodër, pasi nga kontrolli në garazh dhe në banesën e tyre, u gjetën 13 kg tritol i ndarë në 14 kallëpe, një sasi fitili zjarrpërcjellës, 18 kapsolla detonator, një automatik, dy krehra me nga 30 fishekë, të cilët i mbanin pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim dhe mbajtje e armëve të zjarrit dhe e municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat