Zbardhet skema, si arriti italiani të kryente 1 mld lekë transaksione në 3 ditë

Kronikë e zezë

Zbardhet skema, si arriti italiani të kryente 1 mld lekë transaksione në 3 ditë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 15:15

Një mashtrim kompjuterik me një transaksion bankar prej 1 miliardë lekësh, brenda tre ditësh është arritur të zbulohet dhe të arrestohet një shtetas Italian si i dyshuar si autori i saj.

43 vjeçari Italian Stefano Bottura, lindur në Firence dhe i dënuar nga gjykata italiane për mashtrim është arrestuar nga policia e Tiranës si autor i këtij krimi kibernetik, duke i shkaktuar një banke në Tiranë një dëm të konsiderueshëm financiar.

Transaksioni u bë nga data 3- 6 tetor 2015 dhe shuma të cilën ia ka marrë bankës “xxxxx” është 18,155,000 lekë. Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën e mashtrimit.

Transaksionet brenda 3 ditesh- Sipas prokurorisë Në datat 03-06 Tetor 2015, ka kryer transaksione në vlerën 73,605,000 lekë. Këto transaksione janë kryer në aparatin POS të po kësaj banke dhe janë kryer me 6 karta të ndryshme, të cilat janë lëshuar nga banka të ndryshme në shtete të ndryshme

“Pasi ka kryer transaksionet, nëpërmjet një opsioni në POS, i cili quhet “Refund Option” ai ka kthyer në të njëjtat karta shuma më të mëdha se ato që ai ka procesuar në blerje fillimisht.

Totali i transaksioneve të kryera me opsionin refound është 91,760,000 lekë. Shuma e cila i merret bankës “xxxxx” është 18,155,000 lekë. Ky lloj opsioni pavarësisht se debiton llogarinë e biznesit të tij, i cili është lidhur me POS, fondet i ka transferuar në llogaritë e kartave pra ato mund të merren me kartë, mund të transferohen nga llogaria e klientit ose të tërhiqen fizikisht” informon prokuroria

Banka bllokoi llogaritë- Banka “xxxxx” ka bllokuar më datë 06.10.2015 llogaritë e klientit HRS Group dhe duke ç’aktivizuar aparatin POS.

Nëpërmjet postës elektronike (email) banka i ka kërkuar biznesit që të dërgonte informacion lidhur me këto veprime si dhe dokumentacionin përkatës në lidhje më transaksionet. Përgjigjia e biznesit HRS Group nga posta e tyre
elektronike [email protected] ka qenë në anglisht dhe e pakuptueshme nga punonjësit e bankës.
Gjatë vajtjes në ambjentet e biznesit punonjësit e bankës kanë konstatuar se ai ishte i mbyllur.

Operacioni u kodua “Transaksioni” – Sektori për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit bëri të mundur arrestimin e Stefano Bottura, 43 vjeç, lindur ne Firence, i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 8 vite e 11 muaj burg për Mashtrim dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Tre të ndaluar për moskallëzim krimi- Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”.
Se bashku me këtë shtetas gjatë shoqerimit ishin dhe shtetasit K. S. 23 vjeç, dhe D. P. 47 vjeç. Ndaj tyre filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të ” Moskallëzimit të krimit”.

Sekuestrohen – Në përfundim të këtij operacioni policor u sekuestruan me cilesin e proves materiale:

-Nje mjet tip fuoristrade Mercedes Benz ML
-Nje aparat POS i Raiffaisen Bank
-850.000 leke te reja
-60 karta bankare te ndryshme ne pronesi te ndryshme
-8 telefona celulare dhe Ipod
-2 kompjutera portabel
-Bizhuteri te ndryshme floriri etj
-Dokumentacion i ndryshem ne lidhje me transaksione të kryera, fatura, kontrata pune, deklarime tatimore etj.

Po vazhdon hetimi per dokumentimin e mëtejshëm të veprës penale dhe gjetjen e bashkëpuntorëve të shtetasit italian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat