E tmerrshme: Plagosje për 30 euro borxh në Fushë Kosovë (Video)

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Plagosje për 30 euro borxh në Fushë Kosovë (Video)

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 20:49

Gëzhojat mbetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa plumbi ngeci në këmbën e D. Rr., i cili u dërgua menjëherë në emergjencë nga plaga që mori. Kjo pasi ai në mëngjesin e së hënës në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, u qëllua me armë zjarri nga një person tjetër.
Policia e cila erdhi ne vendin e ngjarjes e kapi të dyshuarin.

Sipas Policisë, i gjithë konflikti nisi për shkak të një mosmarrëveshje që patën palët.

E, Klan Kosova mëson se deri te ky rast erdhi si pasojë e një borxhi prej shumës 30 euro që D. RR nuk e pagoi për mirëmbajte të liftit, që është përgjegjësi e të dyshuarit.

Megjithatë, gjendja e viktimës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat