Mashtroi pronarët e 2 hoteleve italiani dënohet me 4 vjet burg

Kronikë e zezë

Mashtroi pronarët e 2 hoteleve italiani dënohet me 4 vjet burg

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 19:10

Ivan Francasso, një italian që ishte punësuar si këshilltar financiar pranë kompanisë “Alb International of Company”, rezulton të ketë mashtruar disa pronarë hotelesh në Tiranë, ku ka qëndruar për të vjetur dhe nuk ka bërë pagesat.

Për këtë krim Ivan Francasso, është dënuar me 4 vjet heqje lirie nga Gjykata e Tiranës e cila e ka shpallur fajtor italianin për akuzën e “Mashtrimit” më shumë se njëherë.

Gjatë gjykimit, italiani nuk ka qenë prezent në gjyq pasi ai është larguar në Itali, dhe nuk është paraqitur asnjë ditë në gjykatë. Sipas vendimit të gjykatës ai ka mashtruar pronarët e hoteleve “Dinasty” dhe “Alpin”. Vlera që Ivan Francasso i detyrohet hotelit “Alpin” është 50.600 lekë dhe ajo e hotel “Dinasty” është 10.114 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat