Persona të armatosur grabisin kazinon në Prishtinë

Kronikë e zezë

Persona të armatosur grabisin kazinon në Prishtinë

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 17:21

Punëtori i një kazinoje, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka raportuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur i kishin grabitur para të gatshme.

Gjatë grabitjes, e cila ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të djeshëm, lëndime trupore kishte pësuar ankuesi, të cilit i është ofruar tretman mjekësor, njoftoi policia, e cila vazhdon hetimet për rastin./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat