Arrestim për grabitje të armatosur dhe vjedhje të rënda

Kronikë e zezë

Arrestim për grabitje të armatosur dhe vjedhje të rënda

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 16:40

Policia e Kosovës pranë stacionit policor në Istog, pas një punë operative dhe hetuese në identifikimin dhe kapjen e kryerësve të veprave penale të grabitjeve të armatosura, vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur në zonën e Istogut për një periudhë kohore, me datën 11.10.2015 gjatë implementimit të një plani operativ të bastisjes, kanë bërë të mundur kapjen e të dyshimtit B. S., i lindur më 1990, nga fshati Studenicë i Istogut.

Siç njoftoi me anë të njëkomunikate Policia e Rajonit të Pejës, gjatë kësaj bastisjeje i janë konfiskuar edhe dy armë zjarri.

Ky i dyshimtë, thuhet në komunikatë, ishte në kërkim policor që nga data 30.09.2015, pasi që këtë ditë në orën 21:35, bazuar në dyshime të bazuara mirë, nën kërcënimin e armës së zjarrit, ka kryer veprën penale të “grabitjes së armatosur”. Provat dhe dëshmitë tjera të siguruara më parë, kanë treguar se ky i dyshimtë, i vetëm apo në bashkëveprim, ka kryer edhe mbi dymbëdhjetë (12) vepra penale të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda” në zonën e Istogut.

Ndaj të dyshimtit me urdhër të prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh dhe i është ngritur kallëzim penal, ku për një kohë të shkurtër (bazuar në Kodin e Procedurës Penale) do të dalë para gjykatës kompetente.

Njësitet policore të SP Istog, përfshirë sektorët hetues, operativë dhe patrullues, janë në intensitetin më të lartë të punës edhe për zbulimin e veprave tjera penale të ndodhura në zonën e Istogut, pasi që janë përpiluar plane dhe janë caktuar detyra konkrete që të parandalohen por edhe të zbulohen ato vepra që kanë ndodhur deri tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat