Grupi shqiptar dënohet 124 vjet burg për shkak të trafikimit të drogës

Kronikë e zezë

Grupi shqiptar dënohet 124 vjet burg për shkak të trafikimit të drogës

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 12:35

Gjykata speciale e qytetit francez, Nansi, ka dënuar 35 të akuzuar për trafikim ndërkombëtar të heroinës me 124 vjet heqje lirie. Grupi sipas dëshmive të prokurorisë dhe gjyqit ka kryer trafikimin e heroinës mes tre shteteve, Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë. Tre nga 35 vetët kanë qenë shtetas të Maqedonisë, ndërsa të tjerët shtetas të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Vetëm një person është dënuar me 10 vjet burg, ndërsa shumica ndajnë 3-4 vjet burg. Grupi është survejuar prej 2010 dhe tani për ta rëndon 40.000 faqe akt akuza./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat