Motër e vëlla vrasin bashkëfshatarin, shkak gështenjat

Kronikë e zezë

Motër e vëlla vrasin bashkëfshatarin, shkak gështenjat

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 11:01

(E plotësuar) Sërish vrasje për konflikte pronësie. Një 58-vjeçar është vrarë më armë zjarri në Kurbin në orët e para të mëngjesit. Ndrec Prendi u gjet i pajetë këtë mëngjes në një pyll në fshatin Selitë.

Dyshimet e para të policisë janë se 58-vjeçari mund të jetë vrarë nga dy bashkëfshatarë të rinj, motër e vëlla, për shfrytëzimin e pemëve të gështenjave.

Burime nga policia e Kurbinit thanë për Shqiptarja.com se janë dy autorë që dyshohet të kenë bashkëpunuar për krimin makabër.

Bëhet fjalë për dy të rinj, një vajzë dhe një djalë nga e njëjta familje, Indrit Ndoci 29-vjeç dhe Xhoana Ndoci 24 vjeç.

Policia thotë se i ka shpallur ata në kërkim.

Vritet 58 vjecari, policia nis hetimet

Një 58 vjecar është qëlluar për vdekje paraditen e sotme në Kurbin. Burime policore bënë të ditur se viktima Ndrec Prendi, banues në Selitë, u gjet i pajetë në një pyll në vendin e quajtur Selitë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat