Një i ri në Përrenjas i jep fund jetës, varet me litar

Kronikë e zezë

Një i ri në Përrenjas i jep fund jetës, varet me litar

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 10:23

Një person i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta në Përrenjas. Gjatë mesditës së djeshme në banesën e tij është vetëvarur me litar 20- vjeçari A.B., me banim në Përrenjas. Nga hetimet paraprake dhe nga këqyrja e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, përveç asaj të mbytjes me litar.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të riun drejt fundit fatal, ndërsa nga ana e uniformave blu po merren dëshmitë e familjarëve, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se 20- vjeçari është vetëflijuar në gjendje të rëndë depresive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat