Rrezikoi ta shtypte me makinë, shqiptari bën për spital italianin

Kronikë e zezë

Rrezikoi ta shtypte me makinë, shqiptari bën për spital italianin

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 10:13

Shqiptari rrezikon të shtypë 44-vjeçarin italian, pastaj ndalon, i fut një të rrahur të mirë dhe e bën për spital.

Lajmi i publikuar nga mediat italiane, i referohet policisë dhe burimeve spitalore që njoftojnë për gjendjen kritike të Riccardo Cinco, i shtuar në spitalin “Santa Corona di Pietra”.

Ngjarja ka ndodhur në Varazze. Sipas hetimeve, burri ishte duke kaluar rrugën me gruan, pas një darke në restorant, e teksa ishte duke kaluar për të marrë makinën, kur i shpëtoi për një fije përplasjes nga një automjet.

“Shoferi, një shqiptar 23-vjeçar ndaloi makinën e zuri për fyti dhe nisi ta rrihte me shkelma në kokë e fytyrë. Më pas i hipi makinës dhe u largua me shpejtësi” –shkruajnë mediat italiane.

Sipas tyre shqiptari u identifikua nga policia e Savonës falë dëshmitarëve që kishin fiksuar numrin e targës së makinës së tij, por ende nuk është arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat