Autobusi shkel për vdekje 20 vjeçarin në Prizren

Kronikë e zezë

Autobusi shkel për vdekje 20 vjeçarin në Prizren

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 09:27

Një person ka humbur jetën në fshatin Korisht të Prizrenit pasi është goditur nga autobusi. Viktima ishte duke lëvizur me biciklet bashkë me një moshatar kur është goditur për vdekje nga autobusi.

“Rreth orës 19:45 minuta në rrugën magjistrale Suharekë-Prizren, në afërsi të fshatit Korishë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku për pasojë një njëzetë vjeçar ka humbur jetën. Sipas raporteve hetimore të hetuesve policorë të Trafikut Rajonal të Prizrenit thuhet se një autobus gjatë tejkalimit të një veture ka goditur një biçikletë në të cilën ndodheshin dy të rinj. Dy të lënduarit, nga kalimtarë rasti dërgohen në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor, por drejtuesi i biçikletës ishte pa shenja jete ndërsa bashkudhëtarit, pasi i jepet ndihma e parë dërgohet për trajtim në QKUK në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit, përveç shefit të trafikut ishte edhe prokurori i shtetit dhe një ekspert i komunikacionit. Trupi i pajetë dërgohet për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat