Ka dëmtuar lapidarin në Baran të Epërm, zihet nga policia

Kronikë e zezë

Ka dëmtuar lapidarin në Baran të Epërm, zihet nga policia

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 17:18

Policia e Rajonit të Pejës njoftoi sot se një mashkull i kombësisë shqiptare është shoqëruar në stacion policor pasi që dyshohet se i njëjti ka dëmtuar një lapidar në shatin Baran i Epërm.

Në njoftimin e policisë nuk jepen detaje për çfarë lapidari bëhet fjalë, sa është dëmtuar ai dhe cilat kanë qenë motivet e kryerësit të veprës. Thuhet vetëm se “me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat