​Zihet në flagrancë hajni nga Shqipëria në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

​Zihet në flagrancë hajni nga Shqipëria në Fushë Kosovë

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 17:01

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte hyrë në një shtëpi në Fushë Kosovë dhe kishte tentuar për të vjedhur.

I dyshuari gjatë ikjes kishte sulmuar fizikisht pronarin e shtëpisë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja, sipas raportit policor, ka ndodhur natën e kaluar, pak para orës dy pas mesnate./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat