Histori tragjike, humbi gruan nga përmbytjet, tani i shembet shtëpia

Kronikë e zezë

Histori tragjike, humbi gruan nga përmbytjet, tani i shembet shtëpia

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 16:44

Histori tragjike ajo e familjes Abrashi në Pogradec për të cilën duket se telashet s’kanë të sosur. Pasi gjashtë muaj më parë humbi bashkëshorten për shkak të përmbytjeve, reshjet e dendura të shiut 24 orët e fundit kanë bërë që gjashtë pjesëtarët e mbetur të kësaj familje të mbeten në qiell të hapur, po nga përmbytjet.

Edhe ajo pak shtëpi e amortizuar që ju kishte mbetur, është shembur orët e para të mëngjesit të sotëm sepse ka qenë buzë lumit të Vërdovës i cili ka dalë nga shtrati për shkak të purjeve të shumta.

Gazetarja e “Panorama” raporton se Bashkia ka marrë masa që banorët të strehohen dikur tjetër.

Pronari i shtëpisë Andrea Abrashi tha se gjysma e shtëpisë është shembur rreth orës 2 të mëngjesit.

Në banesë, në këto momente kanë qenë 6 persona, mes tyre edhe 3 fëmijë.

Fëmijët flinin në dhomën që shembi lumi i Vërdovës. Po të mos isha në banesë, fëmijët mund t’i kishte zënë muri i shembur”,- tha Abrashi.

38-vjeçarja Miranda Abrashi humbi jetën pasi u përfshi nga rrjedha e Verdovës, në Pogradec në shkurt të këtij viti. Ajo ishte duke mbledhur dru në oborr, kur prurjet e pazakonta të lumit shembën murin rrethues të oborrit.

Nëna e tre fëmijëve nuk mundi të shpëtojë. Trupi i saj u gjet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat