“E kam bërë nga inati, pasi ata çfarë nuk i bënë lojtarëve të kombëtares në Beograd”

Kronikë e zezë

“E kam bërë nga inati, pasi ata çfarë nuk i bënë lojtarëve të kombëtares në Beograd”

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 15:44

Marsel Qeleshi është personi që goditi me gurë autobuzin e kombëtares serbe gjatë mbërritjes në Tiranë.


Ai u arrestua nga polica e Tiranës dhe sot ka dalë përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigursë.


Në fjalën e tij përpara trupit gjykues ai u shpreh se e goditi autobuzin e kombëtares serbe për hakmarrje për atë që ato iu bënë lojtarëve tanë në Beograd.


E kam bërë nga inati, ata çfarë nuk i kanë bërë lojtarëve tanë në Beograd. I rrahën e i dërrmuan. Mua mu kujtuan këto dhe i gjuajta me gurë. E kam bërë nga inati, në formë hakmarrje” deklaroi Qeleshi i cili fitoi lirinë, por me “detyrim paraqitjeje”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat