Shantazhi me video intime? I dashuri: Bëmë qejf, mi dha vetë 5.670 Euro

Kronikë e zezë

Shantazhi me video intime? I dashuri: Bëmë qejf, mi dha vetë 5.670 Euro

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 11:01

“Paratë i kam harxhuar së bashku me të dashurën”. Kështu është shprehur para togave të zeza Argjend Ajdini, i cili u arrestua tri ditë më parë, pasi akuzohet se i ka marrë të dashurës së tij me anë të mashtrimit 5670 euro, si dhe i ka vjedhur disa bizhuteri.

Gjykata e Durrësit vendosi për 18-vjeçarin “arrest në burg”. Gjatë seancës gjyqë- sore, ai pranoi se kishte përfituar një shumë të konsiderueshme parash nga e dashura e tij me iniciale S.B., ndërsa theksoi se një pjesë të mirë të tyre i kishte shpenzuar për qejf bashkë me të.

Duke vijuar më tej, Ajdini deklaroi se kishte disa borxhe kundrejt personave të tjerë, prandaj dhe kishte kërkuar para nga ajo. Por ai ka mohuar që ta ketë shantazhuar atë me videon intime. Mësohet se Argjend Ajdini dhe shtetasja me iniciale S.B. kishin një lidhje dashurore prej rreth një viti.

Ata kanë ndjekur studimet në të njëjtin gjimnaz, atë “Gjergj Kastrioti” në Durrës. 18-vjeçarja, e cila do të vazhdojë studimet e larta në degën Juridik, denoncoi pak ditë më parë në Policinë e Durrësit të dashurin e saj, pasi ky i fundit sipas saj e shantazhonte me një video intime. Ajo e ka akuzuar Ajdinin edhe për vjedhje të sendeve me vlerë në shtëpinë e saj gjatë kohës që ai shkonte tek ajo.

I penduar për veprimin e kryer, 18- vjeçari ka qarë gjatë seancës dhe i kërkoi falje e mëshirë gjykatës. Por kërkesa e tij nuk u mor parasysh. Avokatja, Jetmira Krasniqi, kërkoi një masë më të lehtë sigurie, por, prokurorja e çështjes Anila Bebeçi kërkoi masën arrest me burg, kërkesë e cila u pranua dhe nga gjykata.

Masa e sigurisë u dha paraditen e djeshme nga gjykatësi Dritan Hamiti, në një seancë të zhvilluar për rreth 30 minuta me dyer të mbyllura.

Mësohet se në sallë ishin nëna dhe pak të afërm të të pandehurit, ndërsa nga pala e paditësve nuk ishte askush, as vajza dhe as prindërit e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat