Vdekja misterioze e shqiptares në Greqi, shoqja: E vrau njerku

Kronikë e zezë

Vdekja misterioze e shqiptares në Greqi, shoqja: E vrau njerku

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 19:26

Vdekja mistreioze e një vajze 21-vjeçareje shqiptare në Greqi, ka tronditur mbarë opinionin publik. Maria Dalani është vajza e cila sipas policisë është vetëvrarë, por jane ngritur dyshime se ate e kane hedhur nga kati i katert.

Dilema bëhet akoma më e rëndë pasi rrethi i ngushtë miqësor i 21-vjeçares kanë deklaruar në polici se vajza mund të jetë shtyrë nga njerku i saj me të cilin kohët e fundit nuk kishte marrëdhënie të mira.

“Me siguri dhunohej në familje dhe konkretisht nga njerku i saj. Çfarë lloj dhune nuk e di por ajo zihej shumë dhe kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresive. Maria na ka thënë që kohët e fundit dëshironte të kthehej në Shqipëri”, kjo është zbardhja e dëshmisë në polici e një prej shoqeve të 21-vjecares.

Sipas portalit të lajmeve greke “Protothema.gr” mister i vdekjes së korçares bëhet akoma edhe më i madh pasi njerku dhe nëna thonë se shkak i vetëflijimit të Maria Dalani është ndarja nga një lidhje dashurie.

Nëna e saj Nina Ntaliani ka bërë përgjegjës për vdekjen e bijës së saj, ish-të dashurin e 21-vjecares.

“Vajza ime e donte shumë atë, por kohët e fundit ishte shumë e trishtuar. Ajo nuk trajtohej mirë nga ai. Ndarja dhe dhimbja nga lidhja e dashurisë e detyroi bijën time drejt vetëvrasjes” është shprehur nëna e Maria Dalanit.

Prej 30 shtatorit Maria Dalani kërkohej nga familjarët të cilët atë mbrëmje nuk ndodheshin në shtëpi dhe kur janë kthyer nuk e kanë gjetur në banesë.

Pas disa ditësh kërkimesh nga policia vajza është gjetur e vdekur në pjesët e pasme të shkallës. Sipas autopsisë mjekoligjore dhe policisë 21-vjecarja ka pasur fraktura të shumta ndërsa instikti për mbijetesë e ka detyruar që para se të ndëronte jetë të bënte disa zvaritje.

Ndërsa njerku i saj ka deklaruar në polici se akuzat ndaj tij janë të pavërtetar pasi ai shtoi se nuk ka pasur konflikte me vajzën e tij.

Ai tha se i ka kërkuar policisë të hetojë ngjerjen duke zbardhur edhe tabulatet telefonike të 21-vjecares e cila sipas tij i ka dhënë fund jetës pas ndarjes nga i dashuri i saj me të cilin kishte një lidhje 3-vjeçare.

Mediat greke pohojnë se më 26 gusht Maria Dalani mbushi 21 vjeç ndërsa në fotot e saj të ditëlindjes nuk shfaqeshin shenja depressive.Maria Dalani me origjinë nga Korca prej vitesh jetonte në shtetin Helen me nënën dhe njerkun e saj./shqiptarja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat