E dashura seksi e Kevin Rrugovës: Përshëndetja e fundit para se ta vrisnin (Foto)

Kronikë e zezë

E dashura seksi e Kevin Rrugovës: Përshëndetja e fundit para se ta vrisnin (Foto)

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 19:04

E dashura e Kevin Rrugovës, që u vra 10 ditë më aprë tek ish-Ekspozita, Kristjana Ibra, e njohur si Kristjana Saxobeat, ka rrëfyer përshëndetjen e fundit me të, para se ta vrisnin.

Më kishte zënë gjumi dhe vetëm kur më vjen shteti, në shtëpi.

Trokasin në derë.

Dera ishte e mbyllur. Pasi hapën derën, më morën në komisariat dhe aty më thanë që Kevini ka ndërruar jetë.

Ma thanë troç.

Para se Kevini të dilte, i thashë që të shkoja edhe unë me të.

Më ka dashur Zoti, më tha nuk ke për të ardhur, se do isha unë në makinë me të.

Kur iku, dola në ballkon dhe më përshëndeti me dorë, sikur t’ia ndjente shpirti.

Më tha mirupafshim.

Në momentin që ishin nisur për të ardhur, e kishin vrarë”, thotë ajo për Shekullin.

Vajza tregon edhe si është njohur me të dhe shprehet se prindërit e saj ishin në dijeni të lidhjes.

Ne jemi njohur në ashensor, tek pallati i shoqes time.

Na ka tërhequr pamja fizike tek njëri-tjetri, ai momenti kur jemi parë.

Prej asaj kohe kemi filluar të dalim me njëri-tjetrin, më pas vendosëm të bashkëjetonim pas një muaj njohjeje dhe lidhje. Kevini ka qenë mashkull perfekt, nuk kishte asnjë defekt.

Me mua sillej shumë mirë, sikur të më kishte fëmijë.

Kemi kaluar shumë çaste të bukura dhe të këqija bashkë, kemi qenë në shumë vende. Kam kujtime shumë të bukura nga ai.

Familja ishte në dijeni. Mami im e ka dashur shumë Kevinin.

Por edhe Kevini e ka dashur shumë mamin. Ai na ka ndihmuar për çdo gjë, çdo gjë që na duhej, ai mundohej të na e plotësonte”, thotë ajo.

Kristina, e cila këtë vit duhet të ishte në vit të tretë të gjimnazit, por që nuk e vazhdon shkollën, e mohon faktin që i dashuri i saj të shpërndante drogë.

Ajo thotë se nuk do të rrezikonte jetën e vet duke qendruar me një njeri të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat