Sekuestrohen 54 kg marjuanë, arrestohet Ermal Hoxha

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 54 kg marjuanë, arrestohet Ermal Hoxha

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 16:50

Në Berat u finafizua sot me sukses operacioni antidrogë i koduar ”CEROVA ”.

Në kuadër të këtij operacioni nga ana e Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, u bë arrestimi në flagrancë ndaj shtetasit:

1 – Ermal Hoxha, 27 vjeç, në fshatin Cerovë, Skrapar.

Arrestimi ndaj shtetasit të mësipërm u bë pasi, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë në banesën e tij në fshatin Cerovë, Skrapar, iu gjetë dhe sekuestruar një sasi prej 54 kg lëndë narkotike marjuanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat