Operacioni “Martesa”, ndërron jetë vjehrra e xhihadistit Kobuzi

Kronikë e zezë

Operacioni “Martesa”, ndërron jetë vjehrra e xhihadistit Kobuzi

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 13:22

Ka ndërruar jetë në spitalin Vigevano në Pavia Assunta Buonfiglio, 60 vjec, nëna e bashkëshortes së xhihadistit shqiptar Aldo Kobuzi, e akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar në kuadër të Operacionit “Martesa”.

Ky operacion coi në zbulimin e një celule xhihadiste Italo- shqiptare në lidhje familjare, si dhe në arrestimin e shqiptarëve Arta Kacabuni, tezja e Aldo Kobuzit, Baki Coku, daja e Aldo Kobuzit, Sergio Sergio, babai i xhihadistes italiane Maria Giulia Sergio e bashkëshortja e shqiptarit Aldo Kobuzi që aktualisht janë luftëtarë të ISIS në Siri, Marianna Sergio, kunata e Aldo Kubuzit.

Sipas akuzave të Prokurorisë së qytetit të Milanos personat e arrestuar kishin përqafuar kauzën e islamizmit radikal me qëllim për të udhëtuar drejt Sirisë e për t’u përfshirë në Luftën e Shtetit Islamik.

Vjehrra e xhihadistit shqitpar Aldo Kobuzi, Assunta Buonfiglio prej datës 1 korrik 2015 mbahej e burgosur në kushte izolimi, fakt që sipas avokatit të saj mbrojtës ka ndikuar në përkeqësimin e gjëndjes shëndetësore. Pak ditë më parë prokuroria e Mianos kishte vendosur traferimin e saj në kushtet e arrestit shtëpiak, së bashku me bashkëshortin Sergio Sergio.

Të gjithë anëtarët e familjes italiane Sergio janë konvvertuar në fesnë muslimane e kërkesa e familjarëve për ta varrosur Assunta Buonfilgio sipas ritit të krishterë deri më tani nuk është pranuar nga kuria katolike.

“Kisha nuk mund të kryej ceremoninë e një varrimi katolik për një grua që është konvertuar në fenë islame”, ka deklaruar prifti i qytezës së Nolas, vendlindja e Assunta Buonfiglio ku është prezantuar dhe kërkesa e varrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat