Automjeti aksidenton këmbësoren, arrestohet drejtuesi

Kronikë e zezë

Automjeti aksidenton këmbësoren, arrestohet drejtuesi

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 10:16

Përplasi këmbësoren një ditë më parë vihet në pranga nga efektivat e policisë së Durrësit 30-vjeçari.

Mësohet se në pranga është vënë Arben Malasi, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës pranë Sukthit, duke drejtuar mjetin tip Citroen C5, me targa AA 609 JM ka aksidentuar 30-vjeçaren N.Xh, banuese në Durrës.

E aksidentuara është dërguar menjëherë drejt spitalit Ushtarak në Tiranë ku ka marrë dhe ndihmën e parë mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat